13:04 / 16.12.2022
Abazoviq uron Kosovën për aplikim në BE dhe për liberalizim të vizave
Afet Bela/ RTKlive
Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, përmes rrjetit social në Twitter, ka uruar Kosovën për aplikimin në BE dhe për liberalizim të vizave.
“I drejtoj urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjen e liberalizimit të vizave”, ka shkruar ai në Twitter.
Sipas tj, ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane.
“Republika e Kosovë do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, tha ai.
























