Busquets pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës
F.Bytyqi /RTKLive
Sergio Busquets zyrtarisht është pensionuar nga Kombëtarja e Spanjës.
Futbollisti i Barcelonës, përmes llogaris së tij në Facebook, ka konfirmuar pensionimin nga ‘Furia e Kuqe’.
Spanja pak ditë më parë u eliminua nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’, pasi u mposht nga Katari në ndeshjen e çerekfinales.
“Dua të njoftoj se pas gati 15 vitesh e 143 ndeshjesh, ka ardhur koha për t’i dhënë lamtumirën kombëtares. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë shoqëruar në këtë rrugë të gjatë. Nga Vicente del Bosque që më dha mundësinë për të filluar, tek Luis Enrique që më bëri të lumtur deri në sekondën e fundit. Falënderoj gjithashtu Julen Lopetegui, Fernando Hierro dhe Robert Moreno për besimin e tyre, si dhe të gjithë stafin e tyre”, ka shkruar Busquets, i cili ka fituar dy Evropianë me Spanjën dhe Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në vitin 2010, e para dhe e vetmja për Spanjën deri tani.























