Avokati i Popullit po ndjek më vëmendje “Rastin Pantiç”
BKT
Lajme

Avokati i Popullit po ndjek më vëmendje “Rastin Pantiç”

J.Musliu/RTKlive

Bazuar në mandatin e tij për mbrojtje dhe mbikëqyrje të të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, po i përcjellë me vëmendje ngjarjet në veri të vendit dhe shpreh shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar.

Në deklaratën e lëshuar për media, Qelaj tërheq vëmendjen e secilit autoritet që në kuadër të fushëveprimit të tij që ka përgjegjësi kushtetuese e ligjore, që në mënyrë të kujdesshme të harmonizojnë të gjitha veprimet në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Qelaj tha se mbi bazën e informacionit që ka marr nga mediat për arrestimin dhe ndalimin e ish-policit Dejan Pantiç, ka kërkuar informata zyrtare nga autoritetet kompetente që të sigurohet se po respektohen të drejtat që i ka çdo person i arrestuar apo i ndaluar nga policia.   

“Avokati i Popullit thekson se vendosja e barrikadave në veri e pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve, me këtë rast është detyrë e autoriteteve që sa më shpejt të gjenden mënyra për të siguruar respektimin e kësaj të drejte”, shkruan në komunikatë.

Avokati i Popullit vlerëson se duhet të  rikthehet rendi dhe ligji në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar realizimin e të drejtave civile si dhe mbrojtjen dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara më kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Avokati i Popullit e vlerëson angazhimin e të gjitha mekanizmave vendore e ndërkombëtare, për të siguruar në këtë mënyrë të drejtën elementare për siguri, jetë, lëvizje të lirë, të drejtën për punë dhe të drejtat tjera të garantuara”.


MË SHUME NGA Lajme