Maroku nikoqir i Botërorit për klube
BKT
Sport

Maroku nikoqir i Botërorit për klube

Uran Krasniqi/RTKLive

Maroku do të presë edicionin e ardhshëm të Botërorit për klube në shkurt, ka njoftuar FIFA.

Turneu i Kupës së Botës për klube do të zhvillohet ndërmjet 1 dhe 11 shkurt të vitit 2023, dhe finalja do të mbahet dhjetë ditë përpara se Real Madrid të përballet me Liverpoolin në ndeshjen e parë të ndeshjes së 1/16-tës së Ligës së Kampionëve në Evropë.

Njoftimi ka ardhur në të njëjtën ditë kur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se institucioni që e drejton po vazhdon me planin për të prezantuar një format të Kupës së Botës për Klube me tridhjetë e dy skuadra. "Do të jetë një Kupë e Botës për Klube me tridhjetë e dy ekipe, çdo katër vjet, dhe edicioni i parë do të jetë vera e vitit 2025”, ka thënë ai. “Aty do të jenë skuadrat më të mira në botë të ftuara për të marrë pjesë”.