Hohmann: SPAK efektiv, thelbësor për suksesin e Reformës në Drejtësi
ATSH
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann mirëpriti sot zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.
Në një reagim në rrjetet sociale, Hohmann shprehu vlerësimin për punën e bërë nga Arben Kraja gjatë tre viteve fundit.
Hohmann theksoi se efektiviteti i SPAK është thelbësor në suksesin e Reformës në Drejtësi.
“Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për Arben Krajën për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit. Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi”, tha ambasadorja e BE-së, Hohmann.
KLP zgjodhi sot me 5 vota pro prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të SPAK, i cili zëvendëson në këtë detyrë Arben Krajën.























