Ndahet nga jeta gazetari i RTK-së, Milaim Krasniqi
BKT
Lajme

Ndahet nga jeta gazetari i RTK-së, Milaim Krasniqi

Uran Krasniqi/RTKLive

Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare gazetari dhe komentatori i sportit, Milaim Krasniqi.

Vdekja e tij erdhi si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga kanceri. Përkundër përpjekjeve dhe angazhimeve të mjekëve në Kosovë, Turqi dhe në Francë, ato nuk patën sukses.

Humbjen e Krasniqit e kanë përjetuar keq kolegët e profesionit. 

"Ishe gjithmonë pozitiv dhe si të tille do të kujtojmë gjithmonë", ka shkruar kolegu nga "Radio Kosova", Edmond Thaçi. 

"Ai ishte përkrahësi im më i madh në fillimet e mia në gazetarinë sportive", ka shkruar kolegu tjetër nga RTK, Blerim Halimi.

Krasniqi për dekada ka punuar në Radio Kosova, ku së fundmi ishte Redaktor përgjegjës i programit në Radio Kosova 1.  

Kush ishte Milaim Krasniqi? 
Lindi në Makoc të Prishinës më 1 qershor 1969. Studoi për gazetari dhe komunikim. Punën e gazetarit të sportit e filloi në gazetën "Bujku" në vitet '90, ndërsa më vonë punoi në Radion  "Rilindja" dhe Radion "Kosova e lirë". Punoi edhe në Televizionin "AA"
Si prezentues i emisioneve të ndryshme.
Në vitin 2001 zë punë në Radio Kosovë ku ka vazhduar të punojë deri në ditët e fundit të jetës. Gjatë kësaj periudhe ka komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes . Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës. 


MË SHUME NGA Lajme