Çeku ngushëllon familjen dhe vlerëson lartë figurën e Milaim Krasniqit
BKT
Lajme

Çeku ngushëllon familjen dhe vlerëson lartë figurën e Milaim Krasniqit

V. Thaçi / RTKlive

Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit sportiv, Milaim Krasniqi, ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi.

Në telargam Çeku është shprehur se me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të komentatorit të njohur dhe gazetarit sportiv, Milaim Krasniqi.

“Në emrin tim dhe të Ministrisë së Sportit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tuaj.

Vendi ynë humbi një figurë që përgjatë tërë jetës së tij, duke filluar si student u përkushtua për publikun dhe gazetarinë sportive kosovare përfshirë edhe si kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv’, thuhet në telegram.

Çeku ka thënë se zëri dhe veprimtaria e tij do të kujtohet përgjithmonë dhe do të shërbej si udhërrëfyes për gjeneratat e reja të gazetarëve sportiv.

“Ngushëllime familjes, kolegëve në Radio Kosova dhe gjithë komunitetit të sportit”, përfundon telegram ngushëllimi .


MË SHUME NGA Lajme