19:09 / 17.12.2022
Ferizaji ia vazhdon kontratën trajnerit kroat
Uran Krasniqi/RTKLive
Andrej Panadic do të vazhdojë që të jetë në krye të Fc Ferizaj. Klubi ka njoftuar me anë të një komunikate për vazhdimin e kontratës.
"Tashmë edhe zyrtarisht ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me trajnerin kroat, Andrej Panadic. Kontrata pritet të nënshkruhet ditën e hënë, kur edhe do të rikthehet në Kosovë trajneri i mirënjohur, Panadic. Pavarësht që rezultatet nuk ishin ato që i kemi pritur, ne ishim e jemi të kënaqur me punën shumë profesionale që Panadic e bëri për dy muaj të sezonës vjeshtore. Besojmë fuqishëm se së bashku do i arrijmë qëllimet tona!", ka njoftuar Ferizaji.
Ferizaji aktualisht gjendet në pozitën e fundit në tabelën e Superligës.























