Portretet e jashtëzakonshme të Messit e Mbappes nga artisti gjakovar
BKT
Në Fokus

Portretet e jashtëzakonshme të Messit e Mbappes nga artisti gjakovar

Uran Krasniqi/RTKLive

Kokrrat e grurit, fasules, misrit dhe farërat kanë dhënë dukjet e Lionel Messit dhe Kylian Mbappes në Gjakovë. Artisti Alkent Pozhegu ka arritur t`i bëjë dy portrete të jashtëzakonshme.

Ai ka treguar motivin që e ka shtyrë ta bëjë një vepër të tillë. 

"Besoj se Messi është një gjeni e futbollit, por po ashtu edhe Mbappe është një fenomen. Kështuqë ideja më lindi për t'i bashkuar dy lojtarë që përfaqësojnë dy kombëtare. Besoj se sot do të bëhet një ndeshje jashtëzakonisht e bukur me dy kombëtare shumë të mira", ka treguar Pozhegu për "Reuters".

Pozhegu është fitues i trefishtë i Librit të Rekordeve Guinness për krijimin e mozaikëve më të mëdhenj nga gruri.  

Finalja e Botërorit "Qatar 2022" mes Francës dhe Argjentinës, ku luajnë edhe dy protagonistët e veprës së artistit kosovar, Messi dhe Mbappe, do të zhvillohet sot. 


MË SHUME NGA Në Fokus