Atentat në Athinë, humbin jetën 2 shqiptarë, dyshohet se për hakmarrje
BKT
Shqipëri

Atentat në Athinë, humbin jetën 2 shqiptarë, dyshohet se për hakmarrje

/rtsh.al/

Dy shqiptarë janë vrarë sonte në mbrëmje në Athinë, si pasojë e një atentati në një kafene të njohur të kryeqytetit grek. Mediat greke raportojnë se autori që kreu krimin, ishte i pajisur me një maskë me qëllim fshehjen e identitetit.

Ai ka shkuar drejt tavolinës ku ishte shënjestra e atentatit dhe një mik i tij, të dy shtetas shqiptarë, dhe ka qëlluar në drejtin të tyre. Si pasojë e të shtënave, përveç 2 viktimave, ka mbetur e plagosur edhe një grua, e cila ndodhej në një tavolinë tjetër.

Viktimat e atentatit nuk kanë mundur tu mbijetojnë plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë në vend. Për momentoin policia greke nuk ka dhënë detaje për motibvet që çuan në këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet, sip[as mediave helene, pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.


MË SHUME NGA Shqipëri