09:02 / 19.12.2022
Shqipëri, motit sot i kthjellët në pjesën me vranësira të pakta
ATSH
Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se moti në Shqipëri, për ditën e hënë, do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.























