16:29 / 19.12.2022
Zyrtare: Benzema pensionohet nga Kombëtarja e Francës
F.Bytyqi /RTKLive
Pas humbjes nga Argjentina, Franca sot ka marr edhe një lajm të keq.
Sulmuesi Karim Benzema ka vendosur t’i jep fund karrierës me Kombëtaren e Francës.
Asi i Real Madridit përmes një njoftimi në Twitter, ka konfirmuar pensionimin nga ‘Gjelat’.
“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë! Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron,” ka shkruar Benzema mbi një foto të tijën me fanellën e “Gjelave”.
Kujtojmë se Benzema tek Franca ka bërë 97 ndeshje, ku ka shënuar 37 gola.























