19:12 / 19.12.2022
Rama: Shtëpitë e rindërtuara falas për të gjitha familjet
ATSH
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të gjithë banorët të cilëve ju është dëmtuar shtëpia nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit 2019, e kanë marrë dhe do t’a marrin shtëpinë e re, falas.
Kryeministri Rama reagoi pas lajmeve të publikuara në medie, se banorët do të marrin shtëpi por do të paguajnë një kredi të butë.
“Lajm i rremë sy për sy! Kështu thonë kudo ku rindërtohet pas tërmetit, përveçse në Shqipëri ku shtëpitë u janë rindërtuar dhe do t’u rindërtohen falas të gjitha familjeve të prekura! Zoti i ruajtë shqiptarët nga epidemia e lajmeve të rreme!”, u shpreh ai në rrjetet sociale.























