Rohde kritikon Listën Serbe
BKT
Lajme

Rohde kritikon Listën Serbe

B. H./ RTKlive

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka vlerësuar Listën Serbe me standarde të dyfishta për mosreagim ndaj trajtimit që i është bërë Rada Trajkoviqit.

“I papranueshëm trajtimi i aktivistes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq. Vë re se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim. Standarde të dyfishta?”, ka shkruar ambasadori Rohde në Twitter.

Trajkoviq, që është emëruar këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, javën e kaluar u ndal për disa orë nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë dhe si pasojë iu përkeqësua situata shëndetësore dhe u dërgua me autoambulancë në spitalin e Prokuples.


MË SHUME NGA Lajme