13:59 / 20.12.2022
‘Gardiani’ kroat ndiqet nga gjiganti italian
F.Bytyqi /RTKLive
Portieri i Kroacisë, Dominik Livakoviç, po ndiqet nga klubi italian, Juventus.
Sipas ‘Tuttomeractoweb’, ‘gardiani’ kroat i cili bëri paraqitje të lart me Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, është futur në ‘radarin’ e torinezëve.
Livakoviç e ndihmoi kombëtaren kroate të shkojë deri në gjysmëfinalen e Botërorit 2022, duke shfaqur performancë të shkëlqyer në pritjen e penalltive në fitoren kundër Brazilit.
Forma e tij e mirë, ka ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane përfshirë edhe Juventusin.
‘Zonja e Vjetër’ po kërkon pasardhësin e Szczesny dhe ata mendojnë se Livakoviç mund të jetë një kandidat ideal.























