Liverpool dhe Tottenham pas yllit të Marokut
BKT
Sport

Liverpool dhe Tottenham pas yllit të Marokut

F.Bytyqi /RTKLive

Ylli i Marokut, Sofyan Amrabat është duke u kërkuar nga dy klubet e mëdha të Premier Leagues, Liverpool dhe Tottenham.

Mesfushori i Marokut, ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, duke ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.

Sipas medieve angleze, Liverpooli dhe Tottenham, janë në garë për shërbimet e “tankut” maroken, megjithatë, kualiteti i tij pëlqehet edhe nga PSG, Barcelona dhe Atletico Madrid, por në krahun tjetër “violët” e Firenzes, kërkojnë minimalja 40 milionë euro për Amrabat.