Aeroporti “Nënë Tereza” arrin shifrën e 5 milionë pasagjerëve
BKT
Shqipëri

Aeroporti “Nënë Tereza” arrin shifrën e 5 milionë pasagjerëve

rtsh.al

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” arriti këtë vit shifrën e 5 milionë pasagjerëve

Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku.

Me këtë rast një zonje dhe familjes së saj që mbërritën në TIA për fluturimin e orës 14:10 me shoqërinë ajrore British Airways, me destinacion aeroportin e Heathrowt ju dhurua një biletë. 

Sipas zonjës Balluku "Ky vit shënoi një rekord të numrit të pasagjerëve, 80% më shumë krahasuar me vitin 2021".

Përmes TIA nga Shqipëria ofrohen më shumë se 65 destinacione. "Do bëjmë gjithçka për të rritur kapacitetet përpunuese, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për të gjithë qytetarët" shkruan me këtë rast ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku.

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri