Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit
BKT
Shqipëri

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit

ATSH

 Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se për ditën e mërkurë, në Shqipëri, do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje te vendit dhe në pjesen bregdetare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri