Vetting-u, Hyseni: Të krijohet një sistem i besueshëm i drejtësisë
M.Miftari/RTKlive
KDI organizoi diskutim për kapacitetet e Kuvendit për të trajtuar “vetting-un” dhe iniciativat e tjera ligjore që ndërlidhen me reformën në drejtësi.
Në këtë takim morën pejsë deputetë të partive pjesëmarrëse në Kuvend, përfaqësues të ambasadave të akredituar në vend, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare.
Ismet Kryeziu sqaroi arsyen e këtij takimi, që, siç tha ai, është në kërkim të një resursi që ka Kuvendi i Kosovës në reformën për drejtësi.
Sipas tij, reforma në drejtësi ka pasur përpejkje të vazhdueshme edhe në të kaluarën, por është vërejtur se ka pasur nevojë një përfshirje më të gjerë në angazhim në këtë proces.
Kësaj radhe kemi menduar se do të ishte e nevojshme për të parë rolin e sponzorizuesit të ligjeve në Kuvend, që është Qeveria, por edhe rolin e deputetëve të Kuvendit në këtë segmenet”, tha mes tjerash Kryesziu.
Tutje u fol për kritere të ndryshme në Kuvend, ku, sipas KDI-së, duhet kushtuar kujdes transparencës që ndërlidhet me reforma në drejtësi, gjithashtu u tha se konsensusi, i ndërtuar për procesin e vetting-ut, të vazhdojë.
Deputetja Arbëresha Kryeziu- Hyseni, nga LVV, tha se drejtësia është fundament për shoqërinë tonë, si dhe garanci për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.
“Synimi ynë është krijimi i një sistemi të drejtësisë të besueshëm, të drejtë të pavarur profesional dhe efikas”, dekaroi deputetja Hyseni.
Ndërsa deputeti Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, mes tjerash, tha se do të ishte e mirëseardhur ndihma e personave dhe organizatave që janë njohës të fushës së sundimit të ligjit, teksa ftoi ata që të jenë në bashkërendim e bashkëpunim me komisionet e Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa deputetja Blerta Deliu, shtoi se bllokada e disa deputetëve, sidomos e atyre serbë, shkaktojnë pengesa në mbarëvajtjen e punës në Kuvendin e Kosovës, duke bërë që të ngecen disa ligje jetike për vendin të pamiratuara. “Krejt këto po i vuajmë ne, jo vetëm si deputetë të Kosovës, por edhe qytetarët në përgjithësi, për shkak të neglizhencës. Prandaj ndiej nevojën që ne të flasim edhe para publikut për këto probleme, se ata deputetë, pra deputetë të Listës Serbe, të kthehen në Kuvend dhe të votojnë ligjet që i duhen vendit dhe qytetarëve tanë dhe të rëndësishme për proceset politike në të cilat po kalon vendi”, deklaroi deputetja Deli-Kodra.
E deputetja Doarsa Kica-Xhelili, mes tjerash, shtoi se reformat në drejtësi janë të vonshme, që sipas saj, vërehen me raste të shumta në proceset gjyqësore, në parashkrimin e lëndëve etj.
“E rëndësishme është të kuptuarit e kompleksiteti të reformave në drejtësi”, deklaroi deputetja Kica-Xhelili.























