09:14 / 22.12.2022
Shqipëri, moti sot, i kthjellët me vranësira të pakta e mesatare
ATSH
Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se për ditën e enjte, në Shqipëri, moti do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare deri në mesditë. Më pas alternime vranësirash deri të dendura në pjesën jugore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.























