09:34 / 22.12.2022
Surprizë unike në Fest 61, Fifi bën publik lajmin e bukur
RTSH
Pas performancës së këngës “Larg u Largova” ku Fifi performoi me Flori Mumajezin, ajo bëri një suprizë në skenën e Fest 61 duke bërë publike për herë të parë një lajm shumë të bukur siç është shtatzënia me partnerin e saj Adis Patushin.
Duke i shtuar surprizat e bukura natës së tretë të Festivalit të Këngës në RTSH, Fifi shtoi se po përjeton emocione të dyfishta sepse përveç shtatzenisë është e lumtur që merr pjesë në këtë festival.