”All Quiet on the Western Front” pretendent për Oscar
Magazina

”All Quiet on the Western Front” pretendent për Oscar

ATSH

Filmi gjerman “All Quiet on the Western Front” i regjisorit Edward Berger është përzgjedhur në listën e filmave kandidatë për çmimet Oscar, njoftoi dje Akademia në Beverly Hills, Kaliforni.

Filmi për luftën hyri në listën me 15 kandidatëve, nga 92 vende që aplikuan për Oscar në kategorinë e”Filmit Ndërkombëtar për Vitin 2023″.

Filmi, i bazuar në librin e vitit 1929 të Erich Maria Remarque, tregon tmerrin e Luftës së Parë Botërore nga këndvështrimi i një ushtari të ri.

Rolin kryesor e luan aktori austriak, Felix Kammerer.

Përveç Gjermanisë në listën e kandidaturave për Çmimet Oscar u përfshinë gjithashtu, filma si “Corsage” (Austri), “Saint Omer” (Francë) dhe “Bardo: False Chronicle of a Handful of Truths” (Meksikë).

Nga lista e ngushtë, pesë filma do të nominohen për raundin përfundimtar më 24 janar. Çmimet Oscar janë planifikuar më 12 mars 2023.

Ndërkohë, kompozitori gjerman, Volker Bertelmann është një kandidat në garën për Oscar.

“Muzikanti, i njohur me emrin e tij skenik Hauschka, hyri në listën e ngushtë prej 15 pretendentësh në kategorinë e “Kompozimi Origjinal” që shoqëroi filmin “All Quiet on the Western Front”, njoftoi Akademia.

Në garë janë gjithashtu kompozitorët, John Williams në filmin (“The Fabelmans”), Nicholas Britell (“She Said”) dhe Justin Hurwitz (“Babylon”).

Bertelmann ishte pretendent për Oscar në 2017 së bashku me kompozitorin amerikan Dustin O’Halloran për kolonën zanore të filmit “Lion”. Megjithatë, ata u larguan duarbosh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.


MË SHUME NGA Magazina