Arteta kërkon qëndrueshmëri nga skuadra
BKT
Sport

Arteta kërkon qëndrueshmëri nga skuadra

Uran Krasniqi / RTKLive

Mikel Arteta po konsideron se Arsenal ka mundësi ta fitojë titullin e Premier League vetëmse skuadra duhet të tregojë qëndrueshmëri. 

"Ne kemi besimin se jemi në rrugën e duhur. Sa më të qëndrueshëm të jemi aq më shumë do të fitojmë. Ne duhet të jemi gati për atë që vjen në pjesën e dytë të sezonit", ka thënë trajneri spanjoll. 

Aktualisht Arsenal po kryeson tabelën e Premier League, duke qenë në pozitë me pesë pikë më shumë se Manchester City, që gjendet në vendin e dytë. 

Ndeshjen e parë pas Kupës së Botës "Qatar 2022", Arsenal e zhvillon si nikoqir i West Ham.