23:19 / 22.12.2022
City eliminon Liverpoolin nga Carabao Cup
Uran Krasniqi / RTKLive
Manchester City ka arritur në çerekfinale të Carabao Cup, kurse rruga e Liverpoolit është ndërprerë në të tetën e finales.
Kjo pas një ndeshje spektakolare që është zhvilluar sonte në “Etihad Stadium”, ku Manchester City ka fituar përballë Liverpoolit. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-2.
Golin e parë të takimit e realizoi Haaland në minutën e dhjetë.
Rezultati u barazua në minutën e njëzet me golin e Fabio Carvalho.
Me të filluar pjesa e dytë, Riyad Mahrez pranoi një asistim nga Rodri për ta rikthyer epërsinë e vendasve (47’). Mysafirët kanë reaguar duke barazuar përmes Mohamed Salah (48’).
Në minutën e 58-të, Nathan Ake ka realizuar për ta vulosur edhe fitoren e ekipit të Pep Guardiolas.























