Ministrja Gërvalla-Schvarc po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme
BKT
Foto: Valjeta Shala RTK
Lajme

Ministrja Gërvalla-Schvarc po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme

Valjeta Shala/RTK

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me punën dhe aktivitetet e MPJD-së gjatë vitit 2022. Ajo tha se puna e këtij dikasteri gjatë vitit 2022, ka qenë kryesisht përpjekja për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe krijimi i marrëdhëniet bilaterale e diplomatike me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Po ashtu ajo tha se janë angazhuar dhe përqendruar në thellimin e marrëdhënieve me shtetet partnere dhe aleate.

Gërvalla po ashtu tha se gjatë këtij vitit kanë pasur shkëmbim të jashtëzakonshëm dhe  vizita në shtetet të ndryshme, ku kanë forcuar edhe marrëdhëniet ekonomike e politike.

“Kemi aplikuar në Këshillin e Evropës dhe ky anëtarësim ka kaluar në shumë etapa të ndryshme.  Shpresojmë që vitin 2023 të sjell frytet që kemi punuar gjatë këtij viti. Po ashtu edhe puna jonë edhe për njohjen e 5 vendeve që ende se kane njohur Kosovën”, deklaroi Gërvalla.

Sipas ministres, sfide mbetet edhe mësimi në gjuhen shqipe në mërgatë, për të cilën ajo  tha se ky dikaster ka strategji.

Anëtarja e komisionit, Time Kadriaj e ka pyetur ministren Gërvalla për një universitet në Itali, që sipas Kadriajt, po ligjëron për krimet e UÇK-së dhe të ashtuquajturën “shtëpi e verdh”. Ajo e pyeti ministres pse nuk ka reaguar?.  

Gërvalla tha se nuk ka informata për këtë, derisa tha se ambasadorja në Itali është aktive dhe kërkoi nga deputetja që të japë më shumë sqarime për këtë universitet.

”Ju lutem të më ndihmoni, të dimë për këtë universitet që ligjërohet dhe besoj që reagon ambasadorja sepse është aktive dhe nuk e kam parë këtë në medie siç thoni pra, këtë informatë”, tha Gërvalla.


MË SHUME NGA Lajme