Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të SHISH, Helidon Bendo
BKT
Shqipëri

Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të SHISH, Helidon Bendo

ATSH

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ i Shtetit, Helidon Bendo.

Dekreti për lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ i Shtetit vjen pas propozimit të Kryeministrit, dhe është në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar.

Helidon Bendo ishte emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në datën 5 nëntor 2018. Ai është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995.


MË SHUME NGA Shqipëri