Haxhiu: Nga sot çertifikata e gjendjes penale mund të shkarkohet online
BKT
Lajme

Haxhiu: Nga sot çertifikata e gjendjes penale mund të shkarkohet online

Fadil Sertolli / RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se na sot, çertifikata e gjendjes penale mund të shkarkohet online.

Haxhiu e ka vlerësuar lajm të mirë për qytetarët lëshimi online i këtyre certifikatave, duke thënë se pritjet në radhë do të eliminohen.

“ Ky është lajm i mirë për qytetarët, sepse kështu i ikin pritjeve të gjata dhe eliminohen procedurat burokratike”, tha Haxhiu.

“Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, për çka u jam falenderuese atyre por edhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ekspertëve!”, tha në fund ajo.


MË SHUME NGA Lajme