Conte flet për penalltinë e humbur nga Kane
Uran Krasniqi/RTKLive
Antonio Conte ka ngushëlluar futbollistin Harry Kane pas humbjes së penalltisë me Francën në Botërorin "Qatar 2022", rast që bëri që Franca të mbetej në epërsi dhe të fitonte në fund e Anglia të kthehej në shtëpi, duke thënë se futbolli është diçka që vazhdimisht jep raste të tjera për të fituar.
“Ne po flasim për një sulmues të klasit botëror dhe ju e dini se futbolli është i tillë. Nuk jam i shqetësuar për të. E pashë shumë mirë në këto dy ditë me ne”, ka thënë trajneri i Tottenham, klub ku aktivizohet edhe sulmuesi anglez.
Pastaj italiani ka treguar përvojën e tij.
"Kur isha lojtar, kurrë nuk humba penallti, sepse nuk i godita. Por me penallti humba një finale të Kupës së Botës kundër Brazilit më 1994. Sigurisht, në fillim je i mërzitur, por më pas e di që duhet të vazhdosh. Futbolli të jep mundësinë të kesh shanse të tjera për të fituar", ka thënë ai.
Tottenham pritet të jetë mysafir i Brentford, takim që do të zhvillohet më 26 të këtij muaji, dhe që është i pari për të dy skuadrat pas pushimit të Kupës së Botës "Qatar 2022".























