Abdixhiku: LDK sot është me rritjen më të madhe në vend
Fadil Sertolli / RTKlive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në shënimin e 33-vjetorit të LDK-së, ka thënë se partia që ai drejton, në një vit e gjysmë, është me rritjen më të madhe në vend.
“Ne jemi dyfishuar. Prandaj në një vit e gjysmë jemi partia më rritjen më të madhe në vend”, tha Abdixhiku, duke shtuar se në një vit e gjysmë LDK-së i janë bashkuar kryetar komunash, deputetë të kuvendit, anëtar të shoqërisë civile, profesionistë me integritet, popullaritet, dhe përkushtim të palëkundur.
“Prandaj në një vit gjysmë, pritjet për ne janë më të mëdha, sepse përballë popullzimit e qasjes që popullzimi që sjellë, LDK është gjithmonë fener i udhëheqjes drejt ndryshimeve monumentale historike”, tha ai.
Po ashtu, Abdixhiku ka folur edhe për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
“Sot, Kosova po përballet me kriza të njëpasnjëshme. Rëndesa ekonomike, e rritjes së çmimeve, e kaosit energjetik, e rrënimit shëndetësor e arsimor, e polarizimeve të skajshme me sektorin privat, me media, me mësues, mjek e me gjithë spektrin politik është bërë krejtësisht e zakonshme; siç është bërë e zakonshme dhe përplasja me aleatët tanë”, ka thënë ndër të tjerash i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.























