Trajneri i Aston Villas i ka dy fjalë me Martinezin për mënyrën si festoi
BKT
Sport

Trajneri i Aston Villas i ka dy fjalë me Martinezin për mënyrën si festoi

Uran Krasniqi/RTKLive

Kur Emiliano Martinez të kthehet te Aston Villa, atëherë trajneri Unai Emery pritet t`i ketë disa fjalë me të. Temë diskutimi do të jetë mënyra e festimit pas ndeshjes ku Argjentina u bë kampion bote në Katar. 

Trajneri spanjoll nuk e ka kritikuar lojtarin e tij, por ka thënë se do të flasin rreth sjelljes së tij, e cila ka ngritur shumë reagime nga aspekti etik.

"Kur ke emocione të mëdha ndonjëherë është e vështirë t'i kontrollosh Unë do të flas me të javën e ardhshme për disa momente. Kur ai do të jetë me ne dhe nën përgjegjësinë tonë, ne mund të flasim për këtë atëherë. Por tani për tani, unë e respektoj që ai është me ekipin e tij kombëtar", ka thënë Emery. 

Aston Villa pritet të jetë nikoqir i ndeshjes me Liverpool, takim që do të zhvillohet më 26 të këtij muaji, dhe që është i pari  në Premier League për të dy skuadrat pas pushimit të Kupës së Botës "Qatar 2022".