Jose Mourinho një nga alternativat e Portugalisë
BKT
Sport

Jose Mourinho një nga alternativat e Portugalisë

RTSH

Portugalia është në kërkim të trajnerit të ri dhe Federata Luzitane e Futbollit ka çdo qëllim që ta zgjidhë këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur. Fernando Santos i dha lamtumirën përfaqësueses pas eleminimit në Katar dhe për momentin vendi i tij mbetet i lirë, në pritje për të vlerësuar me kujdes të gjitha alternativat, ndër të cilat spikat Josè Mourinho.

Sipas gazetës portugeze A Bola, është planifikuar një takim mes presidentit të Federatës, Fernando Gomes dhe trajnerit të Romës. Tekniku portugez do të kthehet në Itali më 26 dhjetor, përpara kësaj date ai do të takohet me drejtuesit për të vlerësuar mundësitë e konfirmimit.

Gjithsesi, pista mbetet e vështirë, pasi trajneri ka kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2024 dhe klubi nuk duket i gatshëm ta “ndajë” trajnerin  me kombëtaren, pavarësisht se në letër është e mundur që një trajner të drejtojë një skuadër dhe një përfaqësuese. Mourinho nuk është i vetmi, pasi Federata po vlerëson edhe emrin e Rui Jorge, trajneri që drejton 21-vjeçarët e Portugalisë.