Richarlison pritet t`i mungojë Tottenhamit në ndeshje të rëndësishme
BKT
Sport

Richarlison pritet t`i mungojë Tottenhamit në ndeshje të rëndësishme

Uran Krasniqi/RTKLive

Richarlison do të kalojë tri deri në katër javë jashtë fushës si pasojë e dëmtimit që pësoi në Kupën e Botës, ka konfirmuar trajneri i Tottenham, Antonio Conte.

Sulmuesi brazilian shënoi tri gola gjatë një fushate mbresëlënëse të Brazilit në Katar, megjithatë Brazili u ndal në çerekfinale nga Kroacia me penallti.

Ish-lojtari i Evertonit iu nënshtrua një kontrolli mjeksësor në fillim të kësaj jave. 

“Unë fola me departamentin mjekësor, ata më thanë se na duhen tri deri në katër javë”, ka thënë Conte, duke sqaruar se bëhej fjalë për një lëndim të rëndë.

"I ndoqa të gjithë lojtarët e mi në Kupën e Botës, sepse dihet që që aty mund të humben lojtarë të rëndësishëm. Dhe kjo ndodhi me Richarlison, i cili kishte një problem, Bentancur dhe Ben Davies", është shprehur italiani. 

Richarlison tani është në dyshim për ndeshjet e Spurs në Premier League kundër Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Tottenham pritet të jetë mysafir i Brentford, takim që do të zhvillohet më 26 të këtij muaji, dhe që është i pari për të dy skuadrat pas pushimit të Kupës së Botës "Qatar 2022".