15:44 / 24.12.2022
Juve gati të hedhet në sulm për dyshen e Chelseas
F.Bytyqi/RTKLive
Juventusi mund të ketë një mundësi të mrekullueshme për të transferuar dyshen e mesfushës së Chelseat, Jorginho dhe Kante sezonin e ardhshëm, raporton ‘Calciomercato’.
‘Blutë’ e Londrës që synojnë t’i transferojnë disa lojtarë të rinj në afatin kalimtar të janarit, duket se Jorginho-s dhe Kante-s do t’iu tregohet dera e daljes.
‘Zonja e Vjetër’ është duke e monitoruar dyshen e Chelseas, dhe është gati të përfitojë nga kjo mundësi në mënyrë që Jorginhon dhe Kante-n t’i transferojë në Torino.
Krerët e juventinëve thuhet së janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Chelsea për transferimin e Jorginhos dhe Kante-s.























