14:55 / 25.12.2022
Aston Villa nxjerr në shitje Coutinhon
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi anglez, Aston Villa raportohet se do ta shesë Philippe Coutinhon, madje, qysh në muajin e ardhshëm.
Një vit me parë braziliani iu bashkua skuadrës angleze nga Barcelona. Plejmejkeri, 30-vjeç, nuk ka treguar paraqitje të mira këtë sezon pavarësisht se huazimi i tij fillestar u konvertua në një marrëveshje të përhershme në verë.
Coutinho përballet me mundësinë e një minutazhe edhe më të vogël nën drejtimin e Unai Emeryt, sesa nën drejtimin e ish-trajnerit Steven Gerrard, i cili ishte shumë i emocionuar për ta marrë atë nga Barcelona vitin e kaluar.
Coutinho ka startuar vetëm gjashtë nga ndeshjet e Aston Villa në Premier Ligë këtë sezon dhe ka plotësuar 90 minuta vetëm në një rast.























