Përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë urojnë Krishtlindjet
BKT
Shqipëri

Përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë urojnë Krishtlindjet

ATSH

Përfaqësues të trupit diplomatik, të akredituar në vendin tonë përcollën urimet më të ngrohta për të gjithë qytetarët shqiptarë, në ditën e Krishtlindjes.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Delegacioni Europin në Tiranë, uruan qytetarët, ndërsa shprehën solidaritet e mbështetje në përpjekjet e Shqipërisë drejt rrugëtimit europian.

“Ndërsa viti 2022 po mbyllet, ne shikojmë prapa në një vit të rëndësishëm për Shqipërinë në këto kohë të vështira të shënuara nga qëndrueshmëria njerëzore dhe solidariteti evropian. Puna jonë për ta afruar Shqipërinë me BE-në vazhdon të japë rezultate: fillimi i negociatave të anëtarësimit dhe Samiti i Tiranës ishin piketa kyçe. Ne jemi të lidhur me të njëjtat vlera dhe qëndrojmë të fortë së bashku”, thuhet në urimin e Delegacionit Europian.

“Në emër të stafit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!”, uroi Christiane Hohmann, ambasadorja e BE-së në Shqipëri.

Edhe ambasada amerikane në Tiranë ka uruar besimtarët e krishterë shqiptarë për festën e Krishtlindjeve.

“Gëzuar Krishtlindjet nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA! Gëzuar festat dhe urimet më të mira për një vit të ri të lumtur dhe të begatë!” thuhet në urimin e ambasadës.


MË SHUME NGA Shqipëri