Liverpool realizon fitoren e tretë radhazi në Premier League
BKT
Sport

Liverpool realizon fitoren e tretë radhazi në Premier League

Uran Krasniqi/RTKLive

Liverpool ka realizuar fitoren e tretë radhazi në Premier League për herë të parë këtë sezon. Kjo pasi të hënën ka mposhtur Aston Villan 3-1.

Mohamed Salah (5’), Virgil van Dijk (37’) dhe Stefan Bajcetic (81’) ishin autorët e golave të fitores.

Aston Villa arritën të realizojnë sërish në minutën e pesëdhjetë e nëntë. Ishte Watkins që ngushtoi epërsinë në 2:1.

Pas kësaj fitore, në tabelën që e kryeson Arsenali, tash Liverpool renditet i gjashti.