21:46 / 26.12.2022
Peja e fiton në fund ndeshjen me Ponte Prizrenin
Uran Krasniqi/RTKLive
Ndeshja e zhvilluar sot në Therandë mes Pejës dhe Ponte Prizrenit u ka takuar pejanëve.
Takimi në kuadër të javës së 16-të të Prince Caffe Superligës ka përfunduar me rezultat 83:91 (28:11, 19:27, 16:17, 11:19, 9:17).
Çereku i parë njohu shkëputje të prizrenasve, perioda e tretë ishte e barabartë, kurse përfundimi solli edhe fitoren e Pejës.
Te Ponte Prizreni më i miri ishte Wayne Arnold me 31 pikë, kurse te Peja u dalluan Jalen Tate me 17 pikë, Samir Zekiqi me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Rodney Purvis me 20 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.
Prizrenasit kanë gjashtë fitore e nëntë humbje, ndërsa pejanët janë në vendin e parë me 12 fitore e tri humbje.























