Tensionet në veri të Kosovës, protesta para Ambasadës së Serbisë në Tiranë
BKT
Lajme

Tensionet në veri të Kosovës, protesta para Ambasadës së Serbisë në Tiranë

rtsh.al

Shoqëria civile ka dalë këtë të martë (27 dhjetor) në protestë para Ambasadës së Serbisë në Tiranë lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Me thirrjet “Shqipëri-Kosovë”, "Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim", qytetarët kanë deklaruar se prej 18 ditësh jeta normale e qytetarëve në Kosovë është paralizuar, ndërsa po jetojnë me ethet e luftës. Po ashtu, qytetarët u kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të trajtojnë me përgjegjësi çështjen Kosovë-Serbi.

“Prej shumë kohësh është paralizuar jeta normale e qytetarëve në veri të Kosovës. Qytetarët po jetojnë nën ethet e luftës. BE dhe SHBA të trajtojnë me përgjegjësi çështjen Serbi-Kosovë.

Serbia ka ushtruar gjenocid. Ne jemi këtu të bashkuar, të mos lejojmë që Serbia të bëjë ligjin akoma mbi trojet shqiptare”, deklaruan ata.

 


MË SHUME NGA Lajme