Shqipëria pjesë e mekanizmit europian për Mbrojtjen Civile
BKT
Shqipëri

Shqipëria pjesë e mekanizmit europian për Mbrojtjen Civile

RTSH

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur që të ratifikojë marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësimin e vendit tonë në mekanizmin europian të mbrojtjes civile.

Peleshi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë mekanizëm  si një hap integrues për vendin në një prej strukturave më të rëndësishme për mbrojtjen civile.

“Lidhur me një vendim të sapomiratuar që ka lidhje me një çështje që e kemi ndarë, për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE  për pjesëmarrjen, anëtarësimin e shqipërisë në mekanizmin europian të mbrojtjes civile. Para pak javësh bëmë firmosjen e marrëveshjes me komisionierin për mbrojtjen civile. Sot e ratifikuam.

Theksoj rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë mekanizëm që është një hap integrues i Shqipërisë në një nga strukturat e rëndësishme për mbrojtjen civile. E kemi përdorur dhe më parë këtë mekanizëm në cilësinë e një përfituesi të solidaritetit të vendeve të BE përmes këtij mekanizmi.

Do kemi mundësi të përfitojmë nga solidariteti e kontributi i vendeve të tjera të koordinuara nga mekanizmi evropian i mbrojtjes civile, por dhe stafet tona të njihen me teknologjitë e reja, transferojmë dijen nga vendet më të zhvilluara drejt vendit tonë, trajnime, kualifikime. Ky vit po mbyllet me lajme shumë të mira për mbrojtjen civile. Shqipëria dhe rajoni, klasifikohen si vende me risk të lartë ndaj fatkeqësive natyrore”, tha Peleshi.

Pyetur mbi çmimin e dronëve Bajraktarë, Peleshi deklaroi se duhet ruajtur statusi i një dokumenti të kualifikuar. Më tej, Peleshi u ndal dhe te sulmet kibernetike në vendin tonë në muajin korrik dhe shtator, duke u shprehur se mbrojtje kibernetike po shtrihet në të gjitha fushat, por vuri theksin te nevoja për investim më të madh edhe nga operatorët privatë. Ministri i Mbrojtjes u shpreh se më shumë se 90% e sulmeve kibernetike kanë sukses nga mungesa e faktorit njeri.

“Do bëjmë punën tonë, duhet të investohet më tepër dhe nga operatorët privat, pasi ky domain është i të sotmes. Ministri i Mbrojtjes është pjesë e komitetit të mbrojtjes kibernetike. Pas sulmit të korrikut dhe shtatorit, komiteti ka intensifikuar punën, si dhe masa soft. Janë të kërkuar ekspertët e mbrojtjes kibernetike prandaj kemi miratuar bonuse e paga fleksibël për to. Trajtojmë çdo sulm të përditshëm. Ato që janë më problematike marrin dhe më shumë vëmendje nga publiku. Janë trajtuar të gjitha rastet. Jemi të gjithë të ekspozuar, jo vetëm sistemet publike qeveritare, por dhe ato private. Sot mbrojtje kibernetike po shtrihet në të gjitha fushat, jemi për një mbrojtje të integruar dhe totale.  Do bëjmë punën tonë, duhet të investohet më tepër dhe nga operatorët privat, pasi ky domain është i të sotmes. Kemi bërë publike faktin që Shqipëria do marrë një flotë dronesh. Nuk jap dot më shumë detaje sepse ruajmë statusin e një dokumenti të kualifikuar që ky status ka. Pavarësisht se MM nuk është ministria përgjegjëse, mund të konfirmoj atë që dihet botërisht se s’ka siguri 100%, qoftë publik apo privat. Mund t’iu them se siç e thotë populli. Ne kemi rritur vigjilencën, investimin dhe fokusimin në inteligjencën kibernetike. Më shumë se 90% e sulmeve kibernetike kanë sukses nga mungesa e faktorit njeri.  Jemi në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, SHBA, NATO për mbështetje qoftë në infrastrukturë, ekspertizë dhe grupe reagimi të shpejtë në raste sulmesh kibernetike. Ne nuk jemi të vetëm, por në mes të një aleance të madhe NATO. Kemi në krah SHBA të cilët na janë gjendur pranë. Dhe sulmi ishte i pasuksesshëm për të fshirë të dhënat tona. Nuk është luftë që fitohet sot, por e vazhdueshme”, tha Peleshi.


MË SHUME NGA Shqipëri