12:48 / 27.12.2022
Gërvalla vizitë në Abu Dabi
RTKlive
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka zhvilluar takim me shefin e Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dabi, Abdullah bin Mohammed Al Hamed.
Përmes një postimi në Twitter, Gërvalla-Schwarz tha se e ka njoftuar atë me sistemin shëndetësor në Kosovë dhe se janë pajtuar që t'i vënë gjërat në lëvizje dhe të përfitojnë nga partneriteti i madh ndërmjet dy vendeve
. Ajo e falënderoi Al Hamed për mbështetjen e vazhdueshme.
























