Sulmet kibernetike, Peleshi: Jemi në mes të aleancës së madhe, NATO e SHBA
BKT
Shqipëri

Sulmet kibernetike, Peleshi: Jemi në mes të aleancës së madhe, NATO e SHBA

ATSH

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi sot se Shqipëria është në mes të një aleance të madhe që është NATO dhe SHBA.

I pyetur sot nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë për sulmet kibernetike Peleshi deklaroi sot se, “mund të them që ministri i Mbrojtjes është pjesë e Komitetit të Mbrojtjes Kibernetike. Komiteti e ka intensifikuar punën sidomos që nga korriku e më pas shtatori, kemi hartuar plane dhe programe për investime në këtë infrastrukturë, që nga programet e edukimit dhe vlerësimit të punonjësve të këtij sektori, kanë paga shumë fleksibël dhe konkurruese sepse janë shumë të kërkuar në treg. Qeveria ka miratuar paga dhe bonuse për to”.

“Ne trajtojmë çdo rast, të cilat janë të përditshme dhe natyrisht sulmet më problematike marrin më shumë vëmendje nga publiku. Janë trajtuar të gjitha rastet, jemi të gjithë të ekspozuar,  o vetëm sistemet publike, qeveritare por edhe private”, tha Peleshi.

Ky, shtoi ministri, “është edhe roli i AKSESKU-t,  që tashmë ka një drejtor të ri. Ne do të bëjmë punën tonë, natyrisht duhet investuar më shumë nga operatorët privatë”.

Mbi koston e dronëve Bayrkatar të marrë nga vendi ynë, Peleshi u shpreh se, “ne e kemi bërë publike që Shqipëria do marrë një flotë dronesh, nuk jap dot më shumë detaje duke respektuar marrëveshjen, s’më takon të jap informacion për një institucion që nuk është në varësi të ministrisë së Mbrojtjes”.

Nëse janë të sigurta sistemet bankare, Peleshi tha se, “unë jam anëtar i Komitetit për Mbrojtjen Kibernetike dhe mund ta konfirmoj që nuk ka siguri 100%, askush, asnjë institucion. Ne e kemi rritur shumë vigjilencën dhe jemi në kontakt me operatorët privatë, nëse jemi më të trajnuar dhe të vetëdijshëm ne arrijmë të shmangim 90% të sulmeve. Ne nuk jemi të vetëm,  jemi në mes të një aleance të madhe që është NATO, SHBA që na është gjendur pranë edhe në sulmin e korrikut”.


MË SHUME NGA Shqipëri