Qeveria e Zvicrës reagon për situatën në veri të vendit
BKT
Foto: www.eda.admin.ch
Lajme

Qeveria e Zvicrës reagon për situatën në veri të vendit

E.Hoti/RTKlive

Qeveria e Zvicrës ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, ku ende disa rrugë po mbahen të bllokuara si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë.

Qeveria e Zvicrës i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë situatën.

Përmes një postimi në Twitter të martën, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme tha se  prania e KFOR-it dhe EULEX-it janë thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në veri. 

“ I bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të perfshira që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës”,  thuhet në reagimin e Qeverisë së Zvicrës, të publikuar në rrjetin social në “Twitter. No description available.

Ndryshe nga 10 dhjetori e këndej, qytetarë serbë kanë ngritur mbi dhjetë barrikada në veri të Kosovës, përkatësisht në rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

 


MË SHUME NGA Lajme