Agnelli: Vendimi për t`u larguar jo i lehtë
Uran Krasniqi / RTKLive
Kryetari në largim i Juventusit, Andrea Agnelli, ka thënë se vendimi i tij për t`u larguar nga posti kryesor në klubin e Serie A nuk ishte i lehtë për t`u marrë dhe ai mbeti i bindur se kishte vepruar si duhet.
"Përveç që e dua Juventusin, vitet e fundit kam dhënë maksimumin për të arritur rezultate brenda dhe jashtë fushës. Juventusi është para gjithçkaje dhe të gjithëve. Jam shumë i bindur se kam vepruar siç duhet vitet e fundit dhe se akuzat e ngritura kundër nesh nuk ishin të bazuara", ka thënë të martën ai.
Bordi i ri të klubit do të emërohet në një mbledhje të aksionarëve më 18 janar 2023.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dhe i gjithë bordi i klubit kanë dhënë dorëheqje më herët. Kjo ka ndodhur pasi klubi nga Torino po hetohet për transferta të dyshimta financiare.























