23:04 / 28.12.2022
Paris Saint-Germain fiton ndaj Strasburgut, Neymar përjashtohet
Uran Krasniqi / RTKLive
Paris Saint-Germain ka rrëmbyer tri pikët e radhës pas fitores 2-1 ndaj Strasburgut sonte në "Parc des Princes".
Marquinhos (14') dhe Mbappe (90+) kanë realizuar për fitoren e klubit nga Parisi, derisa goli i Strasburgut ka qenë autogol pikërisht nga Marquinhos.
PSG për rreth gjysmë ore ka ka luajtur me një lojtar më pak, pasi Neymar është përjashtuar pasi ka marrë dy kartonë të verdhë.
PSG pas kësaj fitore ka shkuar në kuotën e dyzet e katër pikëve, nëntë më shumë se Lens që gjendet në vendin e dytë.























