12:15 / 29.12.2022
Benitez i bie pishman që kishte drejtuar Interin, tregon arsyen
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri spanjoll Rafa Benitez, thotë se i ka rënë pishman që kishte drejtuar klubin italian, Inter.
Strategu spanjolli në vitin 2010, kishte marrë drejtimin e skuadrës ‘Nerazure’, duke zëvendësuar Jose Mourinhon.
Benitez e pranon se kishte gabuar kur kishte marrë ‘timonin’ e Interit, sepse sipas tij, i kishte duart e lidhura për transferime.
“Bëra gabim kur ju bashkova si trajner sepse ata nuk ishin në gjendje të transferonin lojtarë për shkak të Fair Play Financiar”, tha Benitez.























