Morata në Premier League? E kërkon gjiganti anglez
BKT
Sport

Morata në Premier League? E kërkon gjiganti anglez

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata mund të transferohet në Premier League, raportojnë mediat iberike.

Asi i Atletico Madridit kërkohet nga gjiganti anglez, Manchester United. ‘Djajtë e Kuq’ e duan spanjollin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Menaxheri i skuadrës nga ‘Old Traffordi’, Erik Ten Hag kërkon një sulmues, dhe ish-futbollisti i Juventusit është objektiv i tekniku holandez.

Manchester United thuhet se synon ta sjell spanjollin fillimisht në formë huazimi me mundësin e blerjes s kartonit të plot të lojtarit në fund të sezonit.