13:35 / 29.12.2022
Abdixhiku dhe Davenport flasin për veriun dhe dialogun
Fadil Sertolli / RTKlive
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet aktuale në vend, situatën e krijuar në veri si dhe procesin e dialogut.
Kryetari Abdixhiku falënderoi shefin e misionit të OSBE-së, Davenport për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë Kosovës në proceset zhvillimore e demokratizuese.























