Haradinaj: Zgjidhja për veriun u gjet falë SHBA-së e BE-së
BKT
Lajme

Haradinaj: Zgjidhja për veriun u gjet falë SHBA-së e BE-së

J.Musliu/RTKlive

Situata në veri të vendit është ndryshuar falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës deh Bashkimit Evropian.

Kështu deklaroi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një deklarim të tij në rrjetin social në Facebook.

“Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë”, tha Haradinaj.

Sipas tij, falë SHBA-së dhe BE-së, edhe një herë, u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.

“Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me SHBA dhe BE nuk ka alternativë”, ka shkruar Haradinaj.

Situata me barrikada në veri të vendit edhe më tej mbetet e njëjtë, ndonëse ka indikacione se serbët lokalë, ngadalë do të fillojnë të largojnë kamionët që pengojnë lëvizjën e lirë të qytetarëve.

Kjo pas deklarimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se i ka kërkuar Listës Serbe, largimin e këtyre barrikadave.


MË SHUME NGA Lajme