16:22 / 29.12.2022
Komedia romantike ‘Shotgun Wedding’ nga sonte ne kinematë e kryeqytetit
RTK
‘Shotgun Wedding’, një komedi romantike me protagonistë Jennifer Lopez dhe Josh Duhamel, do të mbërrijë sonte në ekranet e kinemave te kryeqytetit.
Ngjarja e filmit flet për një çift, Darcy (Jennifer Lopez) dhe Tom (Josh Duhamel) të cilët mbledhin familjet e tyre të dashura, por me shumë opinione për dasmën e tyre që po e organizojnë në një ishull, pikërisht kur çifti fillon të ftohet. Dhe nëse kjo nuk do të mjaftonte si një kërcenim për festën, papritur jeta e të gjithëve është në rrezik kur të gjithë të ftuarit mirën peng nga një grup piratësh të rrezikshëm.
Në film interpretojnë gjithashtu: Jennifer Colidge, Lenny Kravitz dhe Cheech Marin.
https://www.imdb.com/video/vi3192898073/?playlistId=tt9686790?ref_=ext_shr_lnk