United me sytë nga Franca, kërkon sulmuesin e Stade Rennais
BKT
Sport

United me sytë nga Franca, kërkon sulmuesin e Stade Rennais

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester United është i interesuar për të nënshkruar me yllin e Stade Rennais dhe reprezentuesin e Francës U21, Martin Terrier.

"Djajtë e Kuq", sipas "Media Foot" po kërkojnë të nënshkruajnë me njëzet e pesë vjeçarin në merkaton e ardhshme. 

Terrier kishte nënshkruar me Stade Rennais në verën e vitit 2020. 

Francezi ka vazhduar të ketë performancë të mirë, ku sezonin e kaluar, kishte realizuar njëzet e një gola në tridhjetë e shtatë paraqitje në Ligue 1. Në këtë sezon sulmuesi ka gjetur rrjetën njëmbëdhjetë herë në njëzet ndeshje.